Kinë, numri më i lartë i përdoruesve të Internet Explorer 6
Statistikat më të fundit sipas numërimit mbrapsht të IE6-ës tregon se bota si një e tërë është në shifrat 10.9% të përdorimit të shfletuesit të Microsoft-it. SHBA, Turqi, Kanada, Brazil, Rusi, Australi, Zelandë e Re dhe Britani ndodhen në krye të listës ku vetëm një 3% e tërë shfletuesve operojnë me IE6. Norvegjia kryeson me 0.4% dhe fqinjët e tyre në Finlandë me 0.8%.
Kina, nga ana tjetër, mbetet akoma mbrapa të gjithëve me një shifër rekord prej 33.9% të përdorimit të Internet Explorer 6, pasuar nga Koreja e Jugut me 22.3%.
Së shpejti, numri në të gjithë botën do të ulet nën nivelin prej 10% dhe në fund do të zhduket fare.
No comments:
Post a Comment