Ina Rama të japë dorëheqjen

Prokuroria shqiptare prezumoi si të pambështetur në ligj e fakte denoncimin e Partisë Socialiste për të hetuar penalisht kreun e KQZ-së, Arben Ristani dhe tre anëtarët përfaqësues të mazhorancës në këtë institucion.
Fill një ditë pas vendimit të datës 3 qershor të dhënë nga gjyqtari i Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndreca, ende pa u zbardhur ky vendim, prokuroria nxitoi të deklaronte se pushoi çështjen ndaj Arben Ristanit sepse Kolegji nuk gjeti prova manipulimi me votat.

Por prokurorët dihet se urdhrin e marrin vertikalisht dhe jo horizontalisht dhe për këtë fakt ka qenë në dijeni edhe Ina Rama, kryeprokurorja. Numri një i akuzës ka dhënë aprovimin për këtë masë. Por tashmë kjo ka rezultuar një bllof i madh. Vendimi i dytë i Kolegjit, u mor si një ligjërim i veprimtarisë së KQZ-së dhe prokuroria fjeti e qetë, mirëpo zbardhja e vendimit nga grupi gjykues ka ardhur si një bombë e vërtetë e një shkelje flagrante ligjore dhe skandalit më të madh në të cilin është përfshirë KQZ, por tashmë dhe prokuroria.

Ina Rama na e deklaroi se nuk kishte prova për Ristanin se kështu thoshte Kolegji, duke mos marrë mundimin t’i verifikonte vetë këto indicio kryesisht si institucion akuze. Mirëpo tashmë është sërish Kolegji që tha se KQZ shkeli Kushtetutën dhe kjo është një akuzë e rëndë. Zbatoi kutin e pabarazisë mes palëve dhe për më tepër konfirmoi se nuk rakordojnë shifrat, ndaj KQZ ose të rregullonte tabelat, ose.....Duket se Ina Rama ka dalë në bllofin e saj më të madh prej vitit që ka ardhur në këtë detyrë. Pas dështimeve me Durrës-Kukës, Gërdecin, dy ish-ministra dhe 21 janarin, vjen edhe një fiasko tjetër, por këtë herë e bërë totalisht me dëshirë, paaftësi, joprofesionalizëm dhe politikisht. Kolegji u tha shqiptarëve se Ristani gaboi, të presim se çfarë do të thotë Ina Rama këtej e tutje.

Mirë do të ishte të jepte dorëheqjen sa më parë, pasi shkelja nëpërmjet prezumimit pa përfunduar një çështje ende, nuk mu d t’i falet. Këtë herë është opozita që duhet ta ngrejë zërin dhe t’i kërkojë llogari kësaj kryeprokuroreje që me të vërtetë nuk paska as cipë dhe as moral. Thesjt le të japë dorëheqjen, pasi do të ishte mirë si një kancelare gjykate.

(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment