Perimet e Maqedonisë të sigurta për konsumim.

Në perimet e Maqedonisë nuk ka prani të bakterit Esheria koli. Krejtësisht janë të sigurta për konsumim, porositën sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Lupço Dimovski dhe drejtori i Agjencisë për ushim dhe veterinari, Dejan Runtevski.Agjencia, siç theksuan Dimovski dhe Runtevski në konferencë për shtyp, gjatë 10 ditëve të kaluara zbatoi kontrolle të jashtëzakonshme në mbi 40 ekzemplarë të perimeve, sipas zgjedhjes së rastësishme nga shitja në pakicë dhe drejtpërdrejtë nga prodhuesit në serrë. Rezultatet tregojnë se domatet dhe trangujt janë qind për qind të sigurta për konsumim.

"Vitin e kaluar në kuadër të BE-së, Maqedonia, si vend i tretë, ishte eksportuesi i dytë i trangujve. Kjo mjaftë flet për cilësinë dhe sigurinë e prodhimeve tona", tha Runtevski.

Ministri Dimovski përmendi se pas paraqitjes të bakterit Esheria koli, përveç plasmanit në tregun e vendit dhe të huaj, në mënyrë drastike janë ulur edhe çmimet e prodhimeve të hershme kopshtare. Qeveria do t'u ndihmojë prodhuesve me rritjen e përkrahjes dhe sigurimin e kredive të volitshme përmes Fondit bujqësor kreditor me shkallë të kamatës jo më të lartë se katër për qind.

Eksporti i domateve për periudhën janar - 14 qershor 2011 është zvogëluar për 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, trangujve për 23 për qind, ndërsa lakrave për rreth 69 për qind.

(yllpress.com)



No comments:

Post a Comment