Berisha inauguron rrugën Qafë e Koshovicës – Cakran

Kryeministri Berisha inauguroi sot përfundimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Qafë e Koshovicës – Cakran një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 298 milion leke, gjatësi 15 km dhe gjerësi 6 m.
Rruga fillon në Qafën e Koshovicës dhe përshkon komunat Portez dhe Cakran, përfitues janë mbi 20 mijë banorë.

Vepra është me standardet më të mira me bordurë, trotuare, sinjalistikë e vepra arti. Në vazhdim, do të ndërtohet rruga nga hyrja e Fierit – Qafë e Koshovicës. Ky rikonstruksion lehtëson mjaft transportin e banoreve dhe produkteve bujqësore e blegtorale si dhe i jep inpakt zhvillimit të krejt zonës.

Në 5 vite në rrethin e Fierit janë realizuar mbi 400 milion euro investime. Janë ndërtuar 260 km rrugë nga te cilat 180 km rrugë lokale dhe 80 km rrugë nacionale ku përfshihen 47 km autostrade. Janë ndërtuar 27 ujësjellësa e kanalizime, 38 shkolla dhe 24 qendra shëndetësore.

Në sistemin e Energjisë Elektrike dhe Hidrokarbureve janë investuar 250 milion euro. Janë bërë subvencionime në ullinj, vreshtari, sera e bimë are mbi 1200 ha dhe janë mbjell 300 mijë rrënjë ullinj ku kane përfituar mbi 2500 fermerë. Janë realizuar 4.5 milion euro investime ne kanale kullues,sistemim tokash, kullime, sera etj.

(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment