Gjermanët miratojnë ndihmën për Greqinë

Parlamenti gjerman ka aprovuar ndihmat financiare për Greqinë e mbytur në borxhe. Ndërkohë, pas debatesh të gjata, kabineti qeveritar grek miratoi planin e ri të masave të kursimit. Kërkesa përkatëse ishte bërë nga Partia Kristiandemokrate, Kristiansociale dhe e Demokratëve Liberalë, për një paketë tjetër ndihme për Greqinë, por duke e lidhur atë ngushtë me kushte. Në Berlin ajo mori aprovimin e shumicës së deputetëve. Siç bëri të ditur ministri i Financave, Wolfgang Schäuble, kërkohet pjesëmarrje e kredidhënësve privatë si dhe privatizime e kursime të forta. Ai foli për gjendjen serioze të Greqisë, dhe të Europës. Pa futur para të reja, ekziston rrezik i madh për zhvillimin global. Kryetari i fraksionit të socialdemokratëve gjermanë, Frank-Walter Steinmeier kujtoi rëndësinë e BE-së për Gjermaninë dhe i kërkoi deputetëve që të përkrahin përpjekjet për të ndihmuar Greqinë. 

Pas debateve të gjata, ministrat në Greqi votuan për një plan të ri kursimesh. Gjatë takimit kryeministri grek Jorgos Papandreu ka bërë thirrje për "bashkim kombëtar", bën të ditur agjencia e lajmeve ANA. Greqia ndodhet në "udhëkryq". Wolfgang Schäuble, ministër i Financave në debatin për Greqinë, Papandreu tha se, do të luftojë për të marrë miratimin e shumicës së parlamentit për planin e kursimeve. Paketa e re parashikon kursime në nivelin e 28,4 miliardë eurove deri në vitin 2015. 

Plani parashikon po ashtu përshpejtimin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, prej të cilave brenda vitit 2015 do të derdhen 50 miliardë në arkat e shtetit. Më pas, pjesë e masave priten të jenë rritja e taksave si dhe shkurtime të rrogave të punonjësve dhe disa ndihmave sociale, të cilat janë kusht për pagimin e kredive të reja nga kredidhënësit.
(www.mapo.al)

No comments:

Post a Comment