Pas kësaj tavani u kthye në atdhe dhe ka qëndruar i montuar në ish-ekspozitën ‘Shqipëria sot’, deri ditën kur drejtues të Institutit të Monumenteve, pasi kishin marrë informacion se po tentohej të vidheshin pjesë të tavanit e larguan që aty. “Bëhet fjalë për pas viteve ’90, ku filluan të ndodhnin disa vjedhje të objekteve të ekspozitës ‘Shqipëria sot’. Fillimisht u vodhën byzylykë argjendi apo vëthë, që më shumë ishin një shenjë presioni për të liruat mjediset e ekspozitës. Menjëherë këto objekte u larguan me kamion, për të shmangur vjedhjet masive, por lanë pas tavanin që ishte i montuar lart.
Pas kësaj erdhën informacione se edhe pjesë të tavanit po tentohej të vidheshin, kështu që specialistët u detyruan që ta largonin menjëherë edhe tavanin. Sot ai ndodhet këtu jashtë, siç e shihni, dhe po punohet për restaurimin e tij. Kushtet nuk janë aspak të favorshme, ashtu si dhe fondi që na është lëvruar nga PNUD, që mbulon vetëm 25 për qind të punës që duhet për kthimin në identitet të të gjitha pjesëve të tavanit” - shprehet drejtuesi i projektit të restaurimit, Frederik Stamati.
Një tjetër “sekret” që na zbulon Stamati është dhe fakti se baza e tavanit në fakt nuk është e punuar me dorë, por me makineri. “Akoma nuk dihet, në fakt, se kush janë mjeshtrit që kanë gdhendur tavanin, madje as vetë trashëgimtarët e familjes Ruli, të cilëve u përket, nuk kanë informacion për këtë. E vetmja gjë që dimë është se ata që e kanë patur kanë qenë të kujdesshëm që në dhomën ku ishte i montuar tavani të mos ndizej zjarr. Megjithatë, sipas vëzhgimeve tona, kemi vënë re se disa pjesë të tavanit janë të përpunuar me makineri dhe janë prodhim serie, që nuk dihet nëse janë punuar në Shqipëri apo kanë ardhur nga jashtë.
Për të bërë këtë tavan, janë marrë pjesë të gatshme, janë prerw pwr tu pwrshtatur dhe janë përpunuar më tej me punë artizanale nga mjeshtër, që unë mendoj se janë dibranë, për të krijuar këto elementet dekorative, siç janë gdhendjet. Ndërkohë, kemi konstatuar se fatkeqësisht mbi të është vënë bojë dhe jo pak por 9-10 bojëra të ndryshme. Në fakt, ngjyra e vet origjinale e tavanit është vishnje.”- shpjegon Stamati. Ndërkohë që projekti mendohet të zgjasë për 2 vjet, Stamati i ka bërë një tjetër kërkesë PNUD-it për të kontribuar me një tjetër fond që restaurimi i tavanit 138-140-vjeçar të bëhet i plotë.
(www.mapo.al)
No comments:
Post a Comment