Strauss Kahn: Përmendi azilin diplomatik për t’i shpëtuar arrestimit!

Bashkëbisedimet e para të ish kreut të FMN Strauss Kahn me autoritetet policore pak para arrestimit si i dyshuar për ngacmim seksual dhe tentativë përdhunimi të kamarieres së hotelit ku qëndronte, u bënë për herë të parë publike ditën e enjte.

Siç rezulton nga bisedat, Kahn reagoi ndjeshëm ndaj oficerëve të policisë, kur u detyrua të zbriste i lidhur me pranga nga aeroplani me destinacion Francën.

Μadje para se të fillonte procedura e ndalimit të tij, ai i ishte referuar azilit politik, si kreu i atëhershëm iFMN-së, duke kërkuar kontakt me Konsullatën e Francës.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment