Eneda Tarifa dhe Albana Osmani kalojnë fundjavën së bashku (FOTO)

Kjo është hera e parë që i shohim me veshje plazhi edhe për faktin se janë mjaft diskrete me mediat. Por, pas mbylljes së sezonit televiziv në “Top Channel”, Eneda Tarifa dhe Albana Osmani kanë menduar me sa duket t’i largohen zhurmës dhe temperaturave të larta të Tiranës, duke menduar edhe për pak plazh. Paparaci ynë ka mundur të fotografojë prezantuesen e spektaklit të humorit “Portokalli” dhe prezantuesen e programit të të dielave, “E diell”, ndërsa merrnin rreze dhe po argëtoheshin në “Llolipop at the beach”, në Drimaddhes të Vlorës.
Të dyja elegante dhe shtatlarta, ndërsa shijonin kafen në ambientet e lokalit veror në bregdet, kanë bërë përshtypje përveçse me linjat, më shumë për trupat e tonifikuar, edhe pse kanë një moshë afërsisht tek të 30-at. Gjatë gjithë kohës, ato janë parë vetëm në shoqërinë e njëra-tjetrës, ndërsa preferonin që shumicën e kohës ta kalonin duke bërë not në det dhe poshtë çadrës, pa preferuar shumë rrezet e diellit. Albana dhe Eneda janë ndër të parat vajza VIP që janë fotografuar deri tani në bregdetin e Vlorës, plazhi më i preferuar për personazhet e njohura të ekranit. Shumë këngëtarë, nisur nga angazhimet e shumta me koncertet në verë, zhvendosen në bregdet gjatë muajve të nxehtë, muaj të mirë për të fituar para, si dhe për t’u çlodhur e argëtuar.

Albana dhe Eneda, mikesha të reja

Edhe për eksperiencën e saj disa vite si prezantuese e Festivalit të Muzikës Moderne “Top Fest”, Albana Osmani ka krijuar miqësi me shumë këngëtarë, me të cilat e kemi parë shpesh të shoqërohet në lokale të ndryshme. Ndërkohë që me Enedën kjo është hera e parë që janë parë të shoqërohen të dyja. Arsyeja pse kanë udhëtuar në Drimadhes, ka qenë qenë një koncert ku ka qenë e ftuar të këndojë Eneda dhe Albana ka udhëtuar bashkë me të, për t’i bërë shoqëri. Në këtë rast nuk kishte si të mos shfrytëzonin rastin edhe për plazh. Të dyja, të apasionuara pas notit, duket se ndihen mirë me rrobat e plazhit për linjat perfekte që kanë. Fizikun e gjatë që kanë, përveçse me linja të mira gjenetike, e kurojnë edhe me stërvitje e palestër. Ndërkohë që në këto foto shohim se Albana ka bërë një tatuazh me shkrimin e saj, ku lexohet një frazë nga Bibla “Love bears all things”. Ky është një dedikim i Albanës për dashurinë që nuk e dimë ende nëse e ka gjetur apo jo, pasi ende ka statusin “single”. Ndërkohë që Eneda e ka gjetur prej kohësh dashurinë e saj, ndërsa tashmë po jeton një bashkëjetesë me kompozitorin e njohur, Erjon Zaloshnja.(panorama.com.al)
















No comments:

Post a Comment