“I gjithë opinioni publik, pavarësisht nga një tronditje apo nga një perceptim i caktuar, për shkak të një skenari regjisorial të mirë menduar të lidershipit socialist duke shfrytëzuar një ekran të rëndësishëm në vendin tonë, natyrisht që në momentin e parë pati një reagim të caktuar por shumë shpejt u kuptua që e gjithë kjo ishte një lojë politike, se e gjitha ajo kasetë që është parë ishte një montazh. Mund t’ju them që ekspertiza ndërkombëtare e konfirmuar këtë në mënyrë shumë të qartë dhe ekspertiza e dytë ndërkombëtare e cila tashmë ka përfunduar e bërë nga një nga ekspertët më të mirë të Evropës, do të konfirmojë këtë gjë, e cila do të konfirmohet edhe në procesin gjyqësor. Pra, mendoj se qytetarët e kanë kuptuar edhe pa parë procesin e gjykimit, që e gjitha ajo ka qenë një farsë që bëhej në mënyrë të pandershme, thjesht për goditje politike dhe për të justifikuar veprime destruktive. Kështu që natyrisht kjo nuk ka pasur asnjë efekt, për sa i takon çështjes së votës,” tha Meta.
(gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment