Dobësohet për martesë.

Kim Kardashian planifikon që të “dobësohet për martesë”. Pasanikja 30 vjeçare, e cila u fejua me Kris Humphries në fund të pranverës, ka treguar se ajo parashikon të heqë së paku 7 kilogramë, që të jetë në formë më të mirë gjatë ndërrimit të unazave.
“Gjatë rrugës time deri te martesa parashikoj që të dobësohem pak për të qenë në një formë më të mirë dhe normalisht për t’u dukur më e ‘smutë’ në dasmë”, postoi ajo në Twitter.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment