Alex Pelling e Lisa Grant, nga Manchester janë dy të rinj që e kanë marrë seriozisht martesën e tyre. Ata kanë vendosur të martohen 30 herë në vende të ndryshme me qëllim gjetjen e ritit perfekt për kurorëzimin e lidhjes së tyre.Alex e Lisa do të udhëtojnë nëpër botë për rreth dy vjet, duke u martuar në të gjitha vendet që do të vizitojnë duke zhvilluar atje edhe ritin martesor, për të vendosur më pas se cila është mënyra më e mirë.
Cifti është martuar zyrtarisht në Manchester përpara se të vendoste nisjen e udhëtimit të gjatë nëpër botë.
"Daily Mail" tregon se për udhëtimin ciftit i duheshin para, ndaj Alex vendosi të shiste oficinën e tij. Për momentin cifti ndodhet në Toronto, ku ka ndërmend të organizojë një martesë të stilit kanadez. Vendet e radhës për t'u vizituar janë India, Kina, Maroku./zoneelire.blogspot.com/
No comments:
Post a Comment