Peugeot SXC në panairin e veturave në Shangai, pas prezantimit premierë, është shpërblyer me çmimin e “veturës më të bukur të vitit”, në kategorinë e veturave koncept.
Çmimin për modelin e dizajnuar nga ekipi i “Peugeot-it” në Kinë, e ka ndarë redaktori i revistës automobilistike “Car and Driver”, duke e përshkruar këtë model si veturën më “atraktive në historinë e ‘Peugeot-it’”.
Peugeot SXC është shpërblyer për shkak të vijave të pastra dhe elegante, si dhe pamjes dinamike dhe futuristike. SXC është i pajisur me teknologji HYbrid4 në kombinim me motor benzinë 1.6 THP me 218 kuaj fuqi dhe me motor elektrik me 95 kuaj fuqi. Harxhimet e tij janë 5.8 l/100 km.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment