Britania ju ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Siria për shkak të trazirave në këtë vend të Lindjes së Mesme.
Zyra e Politikës së Jashtme sot ka thënë se nënshtetasit e Britanisë duhet të largohen nga Siria ndonëse fluturimet komerciale për në Siri vazhdojnë të realizohen.
Britania ka paralajmëruar se është “shumë e vështirë” që ambasada britanike në Damaskë të ketë mundësi t’iu ndihmojë qytetarëve të saj nëse situata në Siri përkeqësohet edhe më shumë.
Dhuna ka eskaluar në Siri që prej nisjes së protestave kundër regjimit të Presidentit Bashar al Asad, në muajin mars.

(rtv21.tv)
No comments:
Post a Comment