Mbreti i industrisë amerikane të filmave pornografikë, Larry Flynt, i ka ofruar ish-kongresmenit, një punë “serioze” dhe zotohet se paga e tij do të jetë 20 pëqind më e lartë se ajo që merrte gjatë periudhës kur kryente funksionin e kongresmenit.
“Pasi u njoftova për dorëheqjen tuaj nga detyra si kongresmen, dëshiroj t’ju ofroj një angazhim në kompaninë Flynt Management Group, në sektorin e internetit. Kjo ofertë nuk është shaka dhe shpreh vendosmërinë time t’u paguaj 20 përqind më shumë se sa paga prej kongresmeni dhe ju garantoj se mbrojtja e jetës suaj shoqërore do të jetë e njëjtë”, thuhet në letrën e Larry Flynt për ish-kongresmenin, Weiner.
Anthony Weiner, ish-anëtar demokrat i Kongresit amerikan, mendoi dorëheqjen e tij në një konferencë për shtyp 10 ditë më parë ku pranoi se kishte patur marrëdhënie seksuale online me të paktën 6 femra, njëra prej të cilave 17 vjecare.
Ai, mes lotësh i kërkoi publikisht falje bashkëshortes së tij që është shtatzënë me fëmijën e parë të ciftit.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment