Ndërsa sot Bajramaj ka një ëndërr tjetër. “Unë e parafytyroj veten që pas karrierës aktive të futbollit të jetoj me bashkëshortin dhe fëmijët e mi në Mönchengladbach, në afërsi të prindërve të mi. Natyrisht, unë mund të ëndërroja edhe për një jetë në Miami Beach në një vilë në plazh sikur P. Diddy. Por unë më me dëshirë ëndërroj për diçka që mund ta arrij realisht”, ka thënë veç tjerash Fatmire Bajramaj për “Zeit-Magazin”.
Mediet gjermane po ashtu shkruajnë për Fatmiren si vajzë e botës së “glamour”-it, e cila gëzon një popullaritet të madh në mesin e futbolldashësve gjermanë e më gjerë. Por, me gjithë simpatinë e pakontestueshme, ajo, siç e thonë mediet, nuk e ka të sigurt vendin e titullares në kombëtaren gjermane të futbollit.
(albinfo.ch)
No comments:
Post a Comment