Angjelina dhe Albëria surprizojnë me sensualitetin.

Ato nuk ndalen në bukurinë e tyre, ndërkohë që janë nënë e bijë. Për herë të parë, Angjelina Hadërgjonaj, vajza këngëtare e Albëries, që njihet në skenën shqiptare prej vitesh janë shfaqur në tapetin e kuq të dyja bashkë me veshje shumë sharmante.
Albëria, e cila ka shoqëruar të bijën në këtë kompeticion muzikor, ëshët dukur edhe më e bukur, ndërsa ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë. Ndërsa Annxhelina, e cila në Top Fest 8″ u vlerësua më çmimin “Artisti i ri më i mirë” për baladën e saj “Kjo jetë s’mjaftoi”, i ka mahnitur të gjithë, pasi ka shkelur në tapet me një fustatn të shkurtër krejt transparent.







Një stilist pa shije për Gilin

Këngëtarja shumë e njohur kosovare, që bënte përshtypje në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH pas viteve ’90-të në Shqipëri, nuk është më ajo femra e fustaneve të klasit siç shfaqej dikur. Në këtë konkurrim të “Top Fest 8”, ku ajo erdhi për të dytën herë me një duet me Enis Patokun, ka rënë në sy për veshjen e saj aspak me shije, që nuk dihet se cili stilist ia ka sugjeruar. Me një fustan gri, të rëndë dhe aspak elegant, u shfaq Gili në tapetin e kup. Nuk dihet nëse kjo ka qenë një zgjedhje e nxituar apo nëse Gili ka menduar se kështu mund të mbulonte paksa kilet e tepërta që ka marrë së fundi në trupin e saj.







(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment