Partia Socialiste në dy dekada.

Partia Socialiste, një nga dy forcat kryesore ne Shqipëri, shënon 20 vjetorin e krijimit, por ne fakt trashëgimia e saj daton qe nga viti 1941 me krijimin e partisë Komuniste, qe ne vitin 1948 ndërroi emrin ne partia e punës dhe qe ne vitin 1991, u quajt partia Socialiste e Shqipërisë. Ne fakt kongresi i 10 qershorit te atij viti shënoi jo vetëm emërtimin e ri, por edhe nisjen e një procesi te gjate transformimi, te kryesuar nga Fatos Nano, i cili u finalizua edhe me anëtarësimin pak vite me vone, ne internacionalen socialiste. Ne zgjedhjet e parlamentare te vitit 1992 partia socialiste humbi thelle përballë demokrateve, por arriti qe te korrte sukses ne votimet për pushtetin lokal. Një vit me vone, lideri i saj Nano u arrestua nen akuzën e abuzimit me ndihmat italiane, duke qëndruar ne burg deri ne vitin 1997. Selia roze kaloi kështu një periudhe te vështirë drejtimi me 4 nënkryetarë dhe me kryetarin ne qeli. Ne 26 maj 1996 opozita humbi thelle zgjedhjet, pas një procesi mjaft te kontestuar. Dy dite me vone, protestat ne qendër u shoqëruan edhe me dhune ndaj krerëve te PS-së. Pas revoltave qe pasuan rënien e skemave piramidale dhe gjithë shtetit ne tërësi, ne mars 1997, qeveria e re e krijuar do te kishte kryeministër socialistin Bashkim Fino dhe vetëm pak muaj me vone, ne qershor, opozita me Nanon tashme te dale nga burgu, fituan zgjedhjet e parakohshme. Socialistet qëndruan ne pushtet deri ne vitin 2005, por ne këto 8 vjet, ata patën disa kryeministra. Nano u pasua ne detyre nga Pandeli Majko, e me pas nga Ilir Meta. Por pas suksesit fitores se zgjedhjeve ne 2001, lideri historik i se majtës u rikthye ne krye te qeverise pas turit për katarsis, duke larguar Meten. Humbja ne zgjedhjet e vitit 2005 solli dorëheqjen e tij dhe ngjitjen ne krye te selisë roze te Edi Rames, kryetar i bashkise se Tiranes. Ne katër vjet, Rama solli një fryme te re ne PS, por nuk ia doli te bashkoje te majtën, pas ndarjes se LSI-së ne 2004, duke humbur zgjedhjet e vitit 2009. Me gjithë këtë, Rama rikonfirmoi mandatin e tij te dyte ne krye te partisë, duke marre shumicën e votave te anëtarësisë. Sfida për liderin e ri te socialisteve vazhdoi edhe këtë vit, kur opozita arriti te merrte bashkite me te mëdha te vendit ne votimet lokale, ndërsa beteja për Tiranen ende nuk ka përfunduar. Tashme PS behet gati te festoje 20 vjetorin e krijimit, ne një ceremoni ku janë te ftuar shume personalitete, diplomate e gazetare. Por ajo qe bie ne sy është se këtë radhe, ne feste nuk është ftuar themeluesi i PS, Fatos Nano.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment