Me çfarë merresh momentalisht, Ilir?
Me muzikë elektronike dhe çfarëdo që më del përpara…
A ju pëlqente që mediat merreshin me jetën tuaj?
Jo, më pëlqen privatësia në jetë.
Ndarja nga këngëtarja nuk është përfolur shumë në mediat tona, asnjëri nuk ka përmendur arsyet e ndarjes, mund të na zbuloni diçka?
S’kanë ecur raportet mirë edhe jemi ndarë. E kemi vërejtur që s’po ecën.
Si e keni përjetuar ndarjen?
Jo edhe aq vështirë, e kisha menduar më keq.
A është më mirë në lidhje me dikë apo single?
Të dyja janë mirë, nëse gjërat shkojnë në favor. Unë më mirë jam duke e ndier veten single.
A e ka zënë vendin e Lindës dikush tjetër?
Jo, s’e ka zënë askush vendin, jeta është duke shkuar shumë rehat, dashuria nuk është diçka që po më mungon për momentin.
Sikur Linda të rikthehet, a do e kishit pranuar?
Ndarja ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes si njerëz dhe më duket e pakuptimtë t’i rikthehem.
(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment