99 vjeç dhe martohet për herë të parë

Gilbert Herik ka marrë vendimin që konsiderohet si më i rëndësishmi në jetën e një njeriu: të martohet. Por, e veçanta e tij është se këtë gjë ka vendosur që ta bëjë vetëm në moshën 99-vjeçare. Ai nuk ishte martuar asnjëherë deri më tani, sepse nuk kishte gjetur personin e “duhur”. Tashmë e ka gjetur një të tillë, 86-vjeçaren Virginia Hartman, një vejushë me pesë fëmijë. Ata u njohën vitin e kaluar në një shtëpi pleqsh dhe kërkuan që të jetonin në një dhomë. Por, duke qenë se kjo nuk lejohej, ata vendosën që të martohen, në mënyrë që të jetojnë bashkë. Kot nuk thonë, dashuria nuk njeh moshë!


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment