Victoria: Të jesh nënë është vështirë.

Victoria Beckham duhet të jetë lodhur shumë duke menduar për të bërë një “zbulim” të tillë.
Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, Posh lëshoi këtë “perlë”: “Të jesh nënë është shumë e vështirë. Besoj se femrat identifikohen me mua kur them se të jesh nënë punëtore është si të bësh cirk. Është vështirë të gjesh kohë për familjen dhe profesionin.”

Vështirësia për të kombinuar profesionin me familjen si dhe krahasimi me cirkun pranohet. Ajo që nuk shkon është se femrat në përgjithësi identifikohen me bashkëshorten e David Beckham.

Nënat në të gjithë botën nuk mund të identifikohen me një zonjë që ka një ushtri asistentësh në shërbim të saj, jeton e rrethuar nga kujdestaret e fëmijëve dhe sa herë që i shkon mendja për të bërë pazar i hipën avionit duke udhëtuar për në një kontinent tjetër./zoneelire.blogspot.com/


No comments:

Post a Comment