SHBA, kamera speciale në dhomat e zhveshjes

Kur bëhet fjalë për të shitur, amerikanët nuk mungojnë asnjëherë në iniciativat e tyre. Zinxhiri i dyqaneve “American Rag”, faktikisht ka vendosur të prezantojë për dhomat e veshjeve, një ueb kamera speciale e cila është e aftë që të paraqesë dhe pjesën e pasme të klientëve teksa provojnë veshjet.

E pagëzuar me emrin “Ass Cam”, ajo funksionon vetëm me qark të mbyllur dhe nuk ka rrezik që imazhet të përgjohen apo të tregohen nga jashtë dhomës.

Megjithatë ajo ka pasur dhe anët e saj negative, pasi shumë klientë dalin tepër të frustruar nga kjo eksperiencë e re.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment