Shqipëria gjendet në një udhëkryq ku fati do të varet nga kahu që do të zgjedhin udhëheqësit politikë në vend, ndërsa Komisioni Europian nuk mund të bëjë asgjë, përveç se të pikturojë atë çfarë do të shohë deri në 12 tetor.
Kështu konkludoi shefja e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit, Marta Garcia Fidalgo, në takimin ndërparlamentar që u zhvillua në Bruksel. TCH zbardhi sërish një pjesë të mesazheve përfundimtare që u dhanë larg syve të publikut, ndaj përfaqësuesve shqiptarë, të cilët u vlerësuan për sjelljen e tyre të civilizuar kësaj radhe, pavarësisht krizës së tejzgjatur e debatit dy-vjeçar mbi votën e lirë.
“Roli i Komisionit është veç që të jetë lehtësues. Por ne nuk mund të bëjmë lehtësimin. Ne nuk mund t’ju ndihmojmë nëse ju nuk na ndihmoni neve. I jemi referuar gjatë këtij takimi, por dhe në takimet e tjera në përgjithësi, raportit të progresit. Komisioni i ka duart e lidhura. Raporti i progresit është vetëm një tablo reale. Realitetin e bëni ju, ne bëjmë tablonë. Asgjë më shumë se kaq nuk ka. Nëse doni një tablo tjetër, ndryshoni realitetin. Komenti im direkt ndaj jush do të ishte: jini politikisht bujarë me veten tuaj, grupimin tuaj dhe brezave të ardhshëm. Bëni të vërtetë ëndrrën për të qenë anëtar të plotë në BE. Kjo varet nga ju. Ju jeni në një çast kyç në udhëkryq e varet nga ju se ç’rrugë do merrni”, është shprehur Fidalgo.
“Falenderimi im, personalisht, shkon për të gjithë ju. Ju e mbajtët fjalën tuaj, siç e dini ju kërkova që të mos ishit të sertë e të mos lëndonit njeri, por të ishit të civilizuar, pra të shmangnit fyerjet personale dhe shumë faleminderit për këtë. Ju uroj gjithë të mirat. Ju nuk ktheheni në Tiranë me recetë të gatshme sesi të zgjidhni situatën, se kjo është shumë, por të paktën mendoj se kjo ishte e dobishme”, theksoi Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të PE-së për Ballkan.
Takimi i katër mes parlamentarëve shqiptarë dhe atyre të Unionit mbahet më 24 dhe 25 nëntor në Tiranë.

(gazetaonline.net)
No comments:
Post a Comment