Serbia e Kosova të ecin drejt BE-së.

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague ka deklaruar se Serbia dhe Kosova duhet të bisedojnë në mënyrë që të ecin si dy vende të pavarura drejt BE-së.
Duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Hague ka nënvizuar se dy palët duhet të tregohen konstruktive në këtë proces.
“Me vullnet të mirë nga të dyja palët, dialogu mund t’i ndihmojë të dy shtetet drejt anëtarësimit në BE”, ka pohuar Hague.

Në të njëjtën seancë, deputeti laburist Dennis McShane ka deklaruar se, “politikanët e përgjegjshëm serbë duhet të njohin Kosovën”.

“Gjithashtu, Serbia duhet të heqë bllokadën tregtare ndaj Kosovës në Ballkan dhe atë ndaj anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare”, ka nënvizuar McShane.

(gazetaexpress.com)




No comments:

Post a Comment