Grabiten stoli ari me vlerë 40 mijë euro.

Në një shtëpi private në fshatin Gradec të Gostivarit, grabitës të panjohur kanë vjedhur stoli ari me një vlerë prej 40 mijë euro.
Sipas policisë lokale, grabitja ka ndodhur dje në shtëpinë e shtetasit S.H, 28 vjeç, të cilit i është grabitur çanta me stoli ari. Grabitësi ka arritur që të futet në shtëpi, derisa pronarët e saj nuk ishin aty. Policia e Gostivarit theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorëve.

Kjo është grabitja e radhës në këtë rajon, ku kryesisht në shënjestër të grabitësve janë stolitë e arit dhe gjësendet e tjera me vlerë./zoneelire.blogapot.com/




No comments:

Post a Comment