Parashikimi i motit për 17 qershor 2011.

Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin ku më të theksuara do të jenë në verilindje dhe juglindje pasi vranësirat do të shoqërohen me shira të dobët.
Në pjesën e dytë të ditës parashikohet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore Lindore ku vranësirat do të gjenerojnë rrebeshe shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit në vlerat e mëngjesit do të qëndrojnë konstante por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të temperaturave në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Perëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe në Jon dallgëzim të ulët.
(noa.al)








No comments:

Post a Comment