Mikael Balak tërhiqet nga kombëtarja gjermane

Mikael Balak nuk do të veshë më fanellën e kombëtares gjermane.
Kapiteni i Gjermanisë ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja. Kjo gjë është bërë e ditur nga trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, i cili ka thënë se muajt e fundit kanë përparuar shumë lojtarë të tjerë, të cilët kanë perspektivë për kombëtaren. “Pas një bisede në fund të marsit dhe pas bisedave të shumta në telefon, erdhi momenti për të marrë një vendim, duke qenë se sezonin e ardhshëm luhet edhe Kampionati Europian”, ka thënë Lëv. Ndeshja e fundit që Balak ka luajtur me kombëtaren është ajo ndaj Argjentinës në mars të vitit 2010. Balak nuk mori pjesë në Botërorin e Afrikës për shkak të një dëmtimi, ndërsa gjatë karrierës së tij me kombëtaren gjermane ka zhvilluar 98 ndeshje./zoneelire.blogspot.com/








No comments:

Post a Comment