LSI voton pro kandidates së propozuar nga presidenti Topi.

Mazhoranca ka rrëzuar në Kuvend kandidaturën e Manjola Bjelerit të paraqitur nga ana e presidentit Bamir Topi për gjykatën e Lartë, ndërsa ka miratuar dy kandidatët e tjerë, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi.Por, ajo që ra në sy ishte votimi pro për Bejlerin nga ana e deputetëve të LSI-së. Ky veprim ishte i papritur edhe nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila u habit me votimin pro të deputetëve të LSI-së.
Ndërkohë, i vetmi deputet i PD-së që ka dalë kundër qendrimit të mazhorancës, është Gazmend Oketa, i cili ka abstenuar. Të njëtin qendrim kanë mbajtur edhe Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe Fatmir Mediu.
Në sallën e Kuvendit nuk ka qenë i pranishëm asnje deputet i opozitës, me përjashtim të Kastriot Islamit, që ka kritikuar vendimin e PS-së për bojkotin e parlamentit.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment