Kosovë, Gordon: Serbia ta harrojë ndarjen

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Filip Gordon, Philip Gordon tha sot në Prishtinë se Serbia duhet ta harrojë idenë e ndarjes së Kosovës. “Serbia duhet ta harrojë këtë ide”, tha ai, pas takimit që pati me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi.
“Unë përsërita para së gjithash përkrahjen tonë të fuqishme për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës. Diçka për të cilën SHBA kanë qenë shumë të qarta”, tha diplomati amerikan.

Philip Gordon ka folur edhe rreth ngritjes së një Task Force nga BE për hetimin e akuzave të Dick Martyt. “EULEX’i është i përshtatshëm për t’ bërë këto hetime. Hetimet për krime lufte janë gjithmonë serioze dhe ato duhet të shkojnë deri në fund”, tha ai.

Kosova duhet të shihet si një vend që e lufton korrupsionin, vazhdoi më tej ai, dhe të jetë e përkushtuar për forcimin e demokracisë së saj”, duke shtuar se “imazhi i Kosovës në botë vazhdon të jetë gjithnjë e më i mirë”.

Lidhur me dialogun Prishtinë – Beograd, Gordon tha se , duhete të gjenden zgjidhje praktike nga të dyja palët.

Gjatë kësaj vizite, Gordon ka nënshkruar me Kryeministrin Thaçi një memorandum të mirëkuptimit që SHBA-të, të ndajnë rreth 10 milionë dollarë për të përmirësuar menaxhimin lokal të shkollave fillore në 20 komuna.



(www.panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment