Ka pasur bisedime të fshehta për ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Këto ditë zyrtarët serbë po flasin vazhdimisht për ndarjen e Kosovës dhe po mbështesin çuditërisht idenë e një Shqipërie të Madhe. Fillimisht zv/kryeministri i këtij vendi e më pas vetë presidenti Tadiç në një intervistë për një të përditshme gjermane kanë shprehur idenë e ndarjes së Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në një shkrim të saj, Deutsche Ëelle iu referohet disa burimeve diplomatike serbe që thonë se pas skene janë zhvilluar për disa kohë bisedime për ndarjen e Kosovës, me veriun që i shkon Serbisë dhe pjesën tjetër që i shkon Shqipërisë. Zyrtarët shqiptarë e mohojnë me forcë ndarjen e Kosovës, duke thënë se do ketë efekt domino.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment