Hulian Rubio Sançez, ky është emri i trajneri të ri të Tiranës. Pas zvarritjeve të shumta, presidenti Refik Halili, ka arritur një marrëveshje me një emër të madh të futbollit spanjoll. Vonesë, e cila nuk ka shkuar më kot, pasi objektivi i drejtuesve ka qenë që të afrojnë një “big” për pankinën bardheblu. Zyrtarizimi do të bëhet pikërisht sot, në orën 12:00, në “Vila Gold”, atje ku trajneri i ri do të hedhë dhe të “zezën mbi të bardhë”. Ish-lojtari i Barcelonës, dhe ish-trajner i skuadrave si Albasete, Sevilja apo edhe Rekreativo, ka mbërritur vetëm dje në kryeqytet. Sançez, pasi ka arritur akordin me drejtuesit bardheblu, i është drejtuar kompleksit “Skënder Halili”, atje ku është njohur me ambientin, duke filluar nga fushat, por edhe për dhomat e zhveshjes etj. I shoqëruar nga menaxheri i tij, por edhe nga një përkthyese, trajneri ka mbetur i kënaqur nga ajo çka gjeti, ndonëse nuk është në nivelet e Spanjës së tij. Megjithatë, gjithçka duket fakt i kryer, teksa sot pritet të hidhet vetëm forma, ende nuk dihen shifrat e arritjes së këtij akordi, por një gjë është e sigurt, që vlera do të jetë shumë e majmë.
Karriera
Karriera e Hulian Rubios Sançes është mjaft e pasur, ai si lojtar e ka nisur me skuadrën e Albasetes (1968-1969, 1981-1982, 1982-1983 dhe 1983-1984), Onteniente (1969-1972), Seviljan (1972-1979) dhe së fundmi me Barcelonën (1979-1981). Karrierën e tij si futbollist e mbylli pikërisht te katalanasit, në kohën kur pjesë e skuadrën kanë qenë Shuster dhe Karrasko. Ndërkaq, si trajner, Sançes e ka nisur pikërisht me Albaseten, në 1984-n. Ndërkaq. ka drejtuar edhe ekipin e Seviljas, në kohën ku ishte në Primera Divizion. Gjithashtu, ai ka kryer edhe funksione të tjera drejtuese, si drejtor klubi, por edhe si menaxher.

(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment