“Kushtet financiare mund të përkeqësohen më tej, duke reflektuar rritje në shqetësimin për rrezikun e borxhit publik në eurozonë,”theksohet në raport, duke shtuar se “kjo mund të rritet më shumë kostua e borxhit publik të Spanjës dhe të bankave spanjolle dhe si rrjedhojë “ushqejë” negativisht në ekonominë reale”.
Në raportin e FMN-së theksohet gjithashtu se “rimëkëmbja e ekonomisë nuk është i përkryer dhe rreziqet janë të mëdha dhe se nuk duhet të ketë ” asnjë relaksim në vrullin e reformave”, me qëllim të të përforcohet rimëkëmbja e ekonomisë dhe të zvogëlohet shkalla e papunësisë 21% e cila është në nivele “skandaloze”.
“Disa nga problemet kyçe të ekonomisë spanjolle, sidomos problemi që shfaqet me uljen e produktivitetit dhe mosfunksionimit të tregut të punës duhet të trajtohen plotësisht”, thuhet në raport, duke u kërkuar autoriteteve spanjolle të “forcojnë më tej besueshmërinë e politikës fiskale, të përfundojnë reformën në sektorin financiar si dhe të forcojnë reformat e tregut të punës. “
(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment