BDSH: Maqedonia diskriminon fëmijët shqiptar

Bashkimi Demokratik Shqiptar në Maqedoni në Ditën Ndërkombëtarë të Fëmijëve ka deklaruar se siskriminimi i fëmijëve shqiptar në Maqedoni fillon që me lindjen e tyre. Përmes një deklarate për shtyp BDSH thekson se përkundër nënshkrimit të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, pushteti i Shkupit vazhdon të aplikoj diskriminim racial ndaj fëmijëve shqiptarë.

“Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e hodhi poshtë plotësimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, që Parlamenti i Maqedonisë e miratoi me 25 korrik 2008, përmes të cilit vetëm nënat maqedonase kishin të drejtën e beneficioneve prindore për fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt, në praktikë ky ligj vazhdon të aplikohet me të njëjtin intensitet. Kjo praktikë që përjashton nënat shqiptare nxjer në shesh realitetin se fëmijët shqiptar janë të padëshiruar në këtë shtet .
”, thuhet në deklaratën e BDSH.

Gjithashtu BDSH thotë se “Në Kundërshtim të plotë me Neni 16 të «Konventës për të drejtat e fëmijëve», ku përcaktohet qartë se “Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ...” shteti terrorist i Maqedonisë, nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ushtroi dhunë dhe terror shtetëror në vendbanimet shqiptare.
Gjatë operacioneve ushtarako-policore maqedonase, fëmijët shqiptar përjetuan tmerret, duke qenë dëshmitarë të dhunës shtetërore ndaj prindërve të tyre.
Gjatë operacioneve ushtarako-policore u vranë dhe u burgosën me dhjetëra shqiptar.

Në vend të rezultateve dhe të perspektivës që meriton çdo fëmijë, numri i jetimëve shqiptar, si pasoj e dhunës së nxitur nga institucionet shtetërore të Maqedonisë, është shtuar dukshëm.

Siç është shtuar edhe numri i fëmijëve që duhet të rriten dhe të edukohen pa prezencën e baballarëve të tyre, të cilët padrejtësisht mbahen nëpër burgjet e Maqedonisë.

Në përputhje me logjikën e dominimit dhe të ekskluzivitetit etnik Qeveria e Maqedonisë solli vendim për t’u imponuar nxënësve shqiptarë mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë fillore.

Ky vendim që eksperimenton me fëmijët shqiptar dhe që nuk merr parasysh zhvillimin psikofizik të fëmijëve paraqet një terror dhe dhunë në kundërshtim me Konventën për të drejtat e fëmijëve.

UNICEF-i dhe disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut raportojnë për gjendjen alarmante të rritjes së varfërisë në mesin e familjeve me shumë fëmijë.

Mbi 50% familjeve me fëmijë jetojnë në varfëri të skajshme dhe nga ky numër i përgjithshëm 90% përbëjnë familjet shqiptare.
Si pasojë e papunësisë dhe varfërisë së skajshme dhjetra mijë shqiptar kanë mar rugën e ekzilit.
Ky fenomen shton numrin e përgjithshëm të atyre fëmijëve që duhet të rriten dhe edukohen pa prezencën e prindërve.
Janë të shpeshta, madje shqetësuese për dermokracitë perëndimore kërkesat për azil politik.
Përkundër kostos që mund t’u paraqitet si ngarkesë shteteve të Bashkimit Evropian, kostoja e ekzilit ka pasoja të paparashikueshme për rritjen dhe edukimin e harmonishëm të fëmijëve shqiptar.

Diskriminimi i fëmijëve shqiptar në Maqedoni përbën vetëm një segment të politikës së diskriminimit racial që shteti i Maqedonisë sistematikisht aplikon ndaj shqiptarëve.

Bashkimi Demokratik Shqiptar ofron një PADI ( Platforma Anti-Diskriminim e shqiptarëve në Maqedoni)

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, nga partitë politike që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë, nga Akademitë e shkencave të dy shteteve, nga institucionet shkencore, nga organizatat joqeveritare, nga intelektualët e pavarur, nga emigracioni, i cili i mbajti mbi supet e veta tri luftërat e fundit çlirimtare në hapësirat shqiptare, që të ngrenë zërin e protestës dhe të mbështesin kërkesën për një Konferencë të Re Ndërkombëtare e cila duhet t’i japë fund vuajtjeve dhe diskriminimit racial të shqiptarëve në Maqedoni!”.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment