Policia e Durrësit kërkon ndihmën e informatorëve për të zbardhur vrasjen e një 24-vjecari në mes të shtatorit. Blutë e Durrësit kanë vendosur shpërblim prej 30 mijë eurosh për ata persona që japin detaje që do të cojnë në gjetjen e autorit.
Në një njoftim të policisë bëhet me dije se po kryhet një punë intensive hetimore, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në vrasjen me thikë të Juxhin Guzës, ngjarje që tronditi opinionin publik.
"Drejtoria Policisë Qarkut Durres, në bashkepunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policise Shtetit, fton te gjithe personat të cilët kanë dijeni mbi autorësinë, rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje, ta vënë këtë informacion në shërbim të hetimit.Per kete qellim, në dispozicion të këtyre personave vihet shuma prej 30.000 Euro, si dhe garantohet anonimati absolut. Po ashtu ne dispizicion vendosen edhe numrat e telefonit 069 41 02 987 dhe 069 41 02 733", thuhet në njoftim.

(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment