Gruaja që gatoi dhe hëngri burrin

Gruaja e cila ditën e Falenderimeve në 1991 vrau burrin e saj dhe më pas e copëtoi atë e futi në furrë që ta hante, i ka kërkuar gjykatësve të lirohet nga burgu, ku është e dënuar me burgim të përjetshëm.

Ish-infermierja e saj, Omaima Neslon do të paraqitet para trupi gjykatësve të burgut të grave në Chowchilla, në qendër të Kalifornisë.

Gruaja u dënua për vrasjen e burrit të saj, 56 vjeç, William Nelson dhe autoritetet e cilësojnë këtë një vrasje e karakterit kanibal. Prokurorët kanë thënë se motive ndoshta ka qenë vjedhja e pronës së viktimës.

Gruaja e dënuar e ka mohuar këtë duke pretenduar se e ka vrarë për tu mbrojtur ndaj agresionit të tij. Një psikiatër dëshmoi në gjyq se Nelson ka pranuar se i hëngri brinjët e burrit të saj, një pohim të cilin ajo e ka mohuar më pas. Në 2006 u refuzua lirimi i saj nga burgu, pasi u gjykua se ajo ishte kërcënim për sigurinë publike.
(kuriozitete.net)



No comments:

Post a Comment