Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të shtunën mori pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës së Prishtinës. Ajo fillimisht bëri nderime para varrit të Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke çmuar lartë angazhimin, politikën dhe vizionin e Rugovës, si ideator i pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa pas nderimeve para varrezave të dëshmorëve dhe para shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti, presidentja mbajti një fjalim në akademinë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
“Çlirimi i Kosovës dhe shpallja e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, është një vepër madhore e shumë brezave që vepruan, dhe u sakrifikuan për çështjen kombëtare e cila gjithmonë ishte e lidhur me aspektet e një lëvizje përparimtare, civilizuese të ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik të prosperueshëm me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare fetare, racore gjinore e tjetër. Republika e Kosovës është një vend i mundësive të barabarta, është një vend demokratik që synon integrimet euroatlantike, të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s dhe të jetë në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha mes tjerash Jahjaga.
Ajo vlerësoi se pavarësia e Kosovës është shprehje e vullnetit të popullit, është proces real që ka krijuar paqe dhe stabilitet në rajon dhe sa më shpejt që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, aq më shpejtë rajoni do të integrohet në BE dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare në të cilat do të japë kontributin e vet.
“Pavarësia e vendit është një proces i pakthyeshëm sepse mbështetet në vullnetin plebishitar të popullit i cili është i përhershëm dhe i panegociueshëm”, ka theksuar presidentja, duke bërë të ditur se Kosova po e vazhdon procesin e njohjeve të pavarësisë së saj nga shtetet e tjera me synimin që të arrijë numër të respektuar të njohjeve dhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mënyrë që sa më shpejt të bëhet anëtar i OKB-së dhe i BE-së.

(telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment