Sheh shumë televizion? I bën keq zemrës dhe shkurton jetën

Të kalosh shumë kohë para televizionit gjithmonë ka qenë e ditur se është diçka e cila ndikon negativisht në shëndetin tonë.

Tani është shtuar dhe një motiv më shumë për të besuar në këtë teori dhe kjo bazuar në një studim të shkollës publike të shëndetit Harvard në Boston.

Ky studim më pas është publikuar në Journal of the American Medical Association dhe ka provuar se televizori dëmton zemrën dhe shkurton jetën.

Studiuesit, që kanë marrë në ekzaminim 8 studime të mëparshme mbi këtë argument, të cilat janë publikuar mes 1970 dhe 2011 për një total prej qindra e mijëra rastesh të analizuara, kanë zbuluar se një mesatare prej 2 orësh në ditë para ekranit të televizionit rrit me 20% rrezikun për tu sëmurë me diabet të tipit të dytë, me 15% rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe me 13% rrezikun për të vdekur para moshës 65-vjeçare.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment