Në librin Guinness aspiron të hyjë qyteti i Larnakas, pas ceremonive martesore të njëkohshme, që u zhvilluan dje në kështjellën mesjetare të qytetit.Njëqind e pesëdhjetë çifte nga Izraeli dhe Rusia shkuan në Qipro me qëllim të realizojnë dhe të ndajnë ceremoninë e tyre martesore me shumë çifte të tjera që kishin mbërritur aty për të realizuar po të njëjtën ëndërr. Synim i organizatorëve të këtij “eventi” ishte të arrinin të martoheshin në të njëjtën kohë 170 çifte.
Çifti më i vjetër ishte një burr 86 vjeç dhe gruaja e tij 93 vjeçare. Bëhet fjalë për çiftin Izraelitë, të cilët kanë qenë një jetë të dashuruar, por dje arritën të realizojnë ëndrrën e tyre dhe të martohen.
Ndërsa çifti më i ri ishte një djalosh 27 vjeçar dhe gruaja e tij 17 vjeçe.
Iniciativa ishte e Bashkisë së Larnakas dhe e kompanisë të Zhvillimit Turistik dhe Promovimit të qytetit të Larnakas, në bashkëpunim me operatorin turistik, i cili operon në Izrael.

(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment