Falë paraqitjeve të mira që patën gjatë edicionit të sapo përfunduar në kampionatin zviceran me skuadrat e tyre, por edhe me reprezentacionin e Zvicrës, të dy lojtarët shqiptarë kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura evropiane.
Mesfushori kosovar Xhaka dhe sulmuesi shqiptar nga Maqedonia Mehmedi, aktualisht gjenden në kampin zviceran në Danimarkë, ku po mbahet Kampionati evropian U-21, në të cilin helvetikët po shkëlqejnë.
Mediat e huaja raportojnë se skautët e gjiganti francez Olimpique Marseille po i vëzhgojnë nga afër në Danimarkë të dy shqiptarët.
“Olimpique Marseille ka dërguar skautë në Danimarkë për t’i vëzhguar dy lojtarët e rinj të Zvicrës, Admir Mehmedin e Zurichut dhe Granit Xhakën e Baselit”, ka raportuar të shtunën tabloidi i njohur zviceran blick.ch.
Ditëve të fundit mediat e huaja kanë raportuar se Xhaka ka rënë edhe në radar të Udineses, derisa Mehmedi ka tërhequr seriozisht vëmendjen e Nurnbergut.
(gazetaxpress.com)
No comments:
Post a Comment