Avantazhi rishtas i takon kandidatit demokrat Lulzim Basha, i cili numëron 90 vota më shumë se kandidati socialist Edi Rama.
Gjatë rinumërimit ka pasur kontestime për mospërputhjen e kodeve të hapjes dhe mbylljes së disa kutive.
19:35- Pas numërimit për rreth 2 orë në KQZ të 8-të grupet e numërimit kanë marrë 15 minuta pushim.
18:51- Shoqërohet me debate procesi i rinumërimit të votave të hedhura gabim. Anëtarët e KQZ-së po debatojnë në lidhje me kodin e disa kutive, ku ka parregullsi të shifrave të tyre. Dy prej kutive me probleme në kod janë 16/99/2 dhe 16/85.
Në replikë, Subashi kërkoi që të bëhet hetim administrativ tërësor për këto kuti votimi. “Nuk është gabim material që është shënuar një kod dy herë”, tha ajo.
Pas saj kryetari i KQZ-së Arben Ristani u shpreh, “Ju keni logjikën tuaj të gabimit, mbani shënime dhe bëni ankime ku duhet. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjoncaj u shpreh se “Kodet janë ndryshuar rrugës dhe kjo rezulton se edhe rezultati është ndryshuar rrugës”.
No comments:
Post a Comment