Kledi Kadiu bën dokumentar për baletin shqiptar

Sapo është kthyer nga Bangladeshi dhe ka filluar ta shohë botën ndryshe. Duhet kapur koha dhe duhet dhënë sa më shumë në shërbim të të tjerëve. Balerini shqiptar Kledi Kadiu, ambasador i UNICEF në fushatën “Unë si ty - Kurrë armiq për ngjyrën”, ishte në Tiranë.

Jo për ndonjë shfaqje, por për të realizuar një emision televiziv për baletin shqiptar. Prej një viti ai drejton në kanalin “Rai5″ programin “Step”- “Passi di danza”, i cili i kushtohet tërësisht baletit. Edicionin e dytë të këtij programi Kledi dëshiron ta hapë pikërisht me një emision për baletin dhe balerinët shqiptarë.

Për këtë arsye erdhi në Tiranë, ku xhiroi në ambientet e Akademisë së Dancit, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, zhvilloi intervista, ndërkohë që në studio do të ketë disa nga emrat më në zë të baletit në Europë, si Altin Kaftira, Eno Peçi, Anbeta Toromani, Hektor Budlla etj.


(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment