Kapet një nga bandat më të mëdha të trafikimit të drogës, “truri” i saj një shqiptar.

“Trurin” e një prej bandave më të mëdha të trafikimit të drogës ka arrestuar policia e antidrogës në Menidi,Greqi.
Burime bëjnë fjalë për një shqiptar 28 vjeçar, i cili së bashku me 2 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, trafikonin sasi të mëdha hashashi në Greqi.
Pas bastisjes së policisë në banesën ku fshihej banda, policët e Antidrogës konfiskuan 42 kilogram marihuanë, 2 peshore, një pistoletë, targa fallco si dhe materiale të tjera.
Vlera e lëndëve narkotike që u sekuestrua nga policia tejkalon shumën prej dhjetëra mijëra dollarë.

(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment