Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti sot në një takim artistin e njohur shqiptar dhe ambasadorin e Kombit, balerinin Kledi Kadiu, i cili shoqërohej nga një grup produksioni i Radio Televizionit Italian “RAI 5”.
Kadiu ndodhet në Shqipëri për të realizuar një dokumentar dedikuar shkollës shqiptare të baletit dhe balerinëve të saj më të njohur të cilët performojnë në skenat e teatrove më të shquara, jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën.
Dokumentari televiziv i cili po realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të shfaqet në kanalin prestigjioz italian “RAI 5” dhe synon të përcjellë një imazh pozitiv për Shqipërinë, akademinë e shkollës artistike shqiptare dhe artistëve të saj kudo ku ndodhen, jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën.
Gjatë bisedës së tyre, Haxhinasto dhe Kadiu diskutuan mbi mundësinë e hapjes së “Shtëpisë së Shqiptarëve”, në Romë, e cila mund të realizohet në bashkëpunim dhe me kontributin e shqiptarëve në Itali. Kjo shtëpi do të jetë në rolin e një qendre kulturore për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Qendra gjithashtu mund të shërbejë si pikë referimi për qytetarët italianë të cilët kërkojnë të informohen mbi kulturën, historinë, artin, arkeologjinë e turizmin shqiptar.

(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment