Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë ditës së sotme mori pjesë në konferencën e mbajtur në Itali me temë “Bashkëpunimi dhe siguria në Mesdhe”, e cila u zhvillua në Bazilikata.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Imami tha se, “Ndonëse ndërtimi i institucioneve të sigurisë në Europë ka një histori të gjatë, ne vërejmë me kënaqësi që bashkëveprimi aktual i shumë institucioneve dhe organizatave Euro Atlantike të sigurisë, si OSBE, NATO dhe BE është në nivelin e tij më të lartë. Ky ndërveprim dhe përfshirje e shumë vendeve në organizata politike, ekonomike dhe ushtarake, ka kontribuar në mënyrë domethënëse tek paqja, siguria, stabiliteti dhe një nivel i lartë besimi në zonën Euro Atlantike”.
Më tej ai shtoi se Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, për më shumë se 20 vite ka luajtur një rol të rëndësishëm duke kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, ku pika kulmore u arrit në Prill të vitit 2009, me pranimin e Shqipërisë në NATO.
Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u bë i mundur si rezultat i reformave domethënëse në fushën politike, ekonomike dhe të mbrojtjes, në përgjigje të ndryshimit të mjedisit, të sigurisë në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare.
Imami theksoi se, si çdo demokraci funksionale, Shqipëria është sot një vend i sigurt, i cili u ofron qytetarëve të saj siguri dhe garanci ndaj fqinjëve dhe më gjerë.
“Në Afganistan aktualisht Shqipëria në kuadër të misionit ISAF ka dislokuar një forcë prej 320 ushtarakësh, mes të cilëve edhe forca speciale, një kontribut shumë i lartë po të kemi parasysh mundësitë tona. Pjesëmarrja aktive në misione të këtyre përmasave ka shërbyer për rritjen dhe zhvillimin e aftësive tona ushtarake në një kontekst të ri të sigurisë globale dhe në përbërje të një force ndërkombëtare”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.
Sakaq ai tha se, qeveria është e vendosur për të ndërmarrë reformat e nevojshme dhe zbatuar obligimet e saj në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Duke folur për rrolin e Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes, Imami tha: “Forcat e Armatosura Shqiptare, si një pjesë përbërëse e domethënëse e këtyre reformave, po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme në drejtim të një organizate ushtarake komplet të transformuar, duke ndërtuar kapacitetet e saj bazuar në standardet e NATO-s, e aftë për të marrë përsipër përgjegjësitë e kërkuara si kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në një numër misionesh të udhëhequra nga NATO dhe BE, si misioni në Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Çad dhe në më të rëndësishmin, në Afganistan”.
Krahas takimeve të zhvilluara me autoritetet e vendit, Imami, gjithashtu nëpërmjet një interviste për televizionin shtetëror Rai, ka ftuar biznesin e vendit mik të jetë më aktiv me investimet e tij në Shqipëri në sektorët e energjisë dhe turizmit.
Prania e Imamit në konferencë erdhi me ftesë të Komitetit të Atlantikut të Veriut të Italisë.

(noa.al)
No comments:
Post a Comment