Gjendet vakcina kundër kileve të tepërta?

Shkenëtarët thonë që kanë zbuluar një vakcinë, e cila ul oreksin për të ngrënë dhe shpejton harxhimin e kalorive. Tash për tash është e provuar vetëm tek minjtë, por bëhet edhe një parapregaditje për ta provuar këtë vaksinë edhe tek njerëzit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Portos në Portugali tentojnë që të avancojnë vaksinën kundër trashjes, shkruan msnbc.

Eksperimenti është treguar shumë i suksesshëm tek minjtë. Sapo ato kanë marur dozën e parë kanë ngrënë 18 % më pak se më parë. Në dozën e tretë ato kanë konsumuar ushqim gjysmë herë më pak sesa që konsumojnë normalisht. Efekti i vaksinimit ka zgjatur dy muaj. Supozohet se një tretman i njëjtë tek njerëzit do të kishte një sukses të madh.

Në një konferencë pë shtyp Mariana Monteiro një mjeke që udhëhoqi shkencëtarët për krijimin e kësaj vaksine, tha që së shpejti testimi do të filloj edhe tek njerëzit.
Sekreti i kësaj vaksine qëndron në atë se përdoren disa virusë, të cilëve ju jepet hormoni grelin, në shpresë se kështu minjtë do të formojnë antitrupa. Eksperimenti rezultoi si i sukseshëm, por disa shkencëtarë e kanë pranuar këtë lajm me një dozë të madhe skepticizmi.

Sipas tyre në trupin tonë ekziston një numër i madh i sinjaleve që rregullojnë oreksin për ushqim dhe harxhimin e enrgjisë, prandaj ëshë jo reale të presim që vaksina që ka qëllimin e vetëm goditjen e vetëm një hormoni të ketë rezultate të dukshme.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment