Gjahtari i thesareve nis kërkimin për trupin e Bin Laden.

Ky njeri duket se ka shumë ambicie. Bill Warren, një gjahtar thesaresh, raportohet se ka nisur një kërkim nënujor për të gjetur trupin e ish liderit të Al Kaedas, Osama Bin Laden.
Ai e ka nisur kërkimin pasi mendon se presidenti Obama nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për vdekjen e terroristit.

Warren tha se po përdor teknologji të lartë dhe disa anije për kërkimin, që pritet të kushtojë mijëra dollarë.
Ekipi i tij thotë se do të gjejë trupin dhe do i bëjë analizat e ADN-së.
Zyrtarët amerikanë kanë pritur vizitorë muajin e shkuar për të vizituar USS Carl Vinson, që u bë e famshme si vendi i fundit ku qëndroi trupi i Bin Laden.
Warren thotë se misioni i tij patriotik do japë fryte. Por ka një detaj: ushtria amerikane nuk ka dhënë asnjë informacion se ku është hedhur trupi.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment