Në dëshminë e tij dhënë sot për trupin gjykues, Delijorgji ka përsëritur faktin se ai kishte vetëm përgjegjësi financiare dhe nuk kishte lidhje me procesin e demontimit.
Ai ka pohuar se Patrik Henri me të cilin kishte njohje që në vitin 2006, solli një mbikqyrës për Gërdecin, me emrin Teilor.
Ndërsa kreu i MEICO-s, Ylli Pinari tha se MEICO nuk ka barë inspektime për demontimin pasi kjo nuk është kompetencë e kompanisë, por e autoriteteve të tjera.
Lidhur me tranportin falas të armëve nga depot ushtarake në drejtim të fabrikës së demontimin në Gërdec, Pinari tha se çdo aktivitet i kompanisë të cilën ai drejtonte bazohej në urdhrat që jepte Ministria Mbrojtjes.
Gjithashtu MEICO, tha Pinari, nuk kishte kompetencë të merrte informacion mbi aktivitetin e mëparshëm të kompanisë SAC.
Në dëshminë e tij, Pinari tha se, Patric Henry i ka zgjedhur vetë municionet që do të demontoheshin, që ishin fishekë të viteve ’50 dhe ’60.
Ndërkohë, në paraqitjen e pare ne sallën e gjyqit që prej fillimit të këtij procesi në korrik të vitit 2009, Delijorgji iu përgjigj pyetjeve të palëve në proces si person fizik. I veshur me një bluzë të bardhë si ato të modelit “La coste”, Delijorgji tha para trupit gjykues se nuk kishte njohuri për demontimin dhe as i interesonte. Sipas tij, ai ishte përgjegjës vetëm për investimet infrastrukturore në Gërdec. Ndërsa demontimi, sipas tij, në bazë të kontratave, i takonte amerikanit Henri, i cili do të sillte makineritë, teknologjinë dhe specialistët. Para treshes gjykuese, Delijorgji tha se nuk kishte pasur asnjë marrëveshje me shtetin. “Unë nuk kisha lidhje, nuk kisha asnjë kontratë me shtetin shqiptar. I kishte vetëm SAC-i edhe procesin e demontimit, edhe përgjegjësitë e tjera”, tha Delijorgji. Për disa prej pyetjeve ai nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë se do të fliste kur të pyetej në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Albademil”.
(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment