Fyle: Shqipëria jashtë listës së integrimit.

Duket se de fakto Shqipëria ka dale nga axhenda e Komisionit Evropian per vendet te cilat pritet te marrin statusin e vendit kandidat.
Pas deklaratës se Parlamentit Evropian, këtë radhe ka qene eurokomisioneri Stefan Fyle, i cili ne një interviste për gazetën austriake “Die Press”, ka anashkaluar Shqipërinë ndërsa është shprehur pozitivisht për negociata te mëtejshme te unionit me tre vende te Ballkanit. I pyetur nga gazetari nëse këto shtete janë Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, fyle tha: “Po. Por ende nuk ka garanci. Këtë vit ne do të përfundojmë me pare raportet e progresit për këto shtete. Kjo periudhe qe ka mbetur mund te përdoret nga qeveritë e vendeve anëtare për te shqyrtuar opinionin qe ne po përgatisim”. Ky është paralajmërimi i dyte, e me i drejtpërdrejte, i pohuar këtë radhe nga kreu i Komisionit Evropian, pas deklaratës se parlamentit ne te cilën thuhej se Shqipëria rrezikonte statusin. Ne këtë deklarate evidentohej se vendi ynë nuk kishte përmbushur siç duhej 12 rekomandimet e përcaktuara nga progres-raporti i komisionit dhe se progresi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ishte dëmtuar seriozisht.

(gazetatema.net)



No comments:

Post a Comment