UEFA sot në një konferencë për shtyp ka zyrtarizuar planin e shpërblimit të kombëtareve që do të garojë në kampionatin e ardhshëm evropian të futbollit që mbahet më 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Fituesit në finale do t′i takojnë 23.5 milionë euro.Çdo fitore në fazën grupore do të paguhet nga 1 milion euro, kualifikimi në çerekfinale do t′i sjellë 2 milionë euro, kurse arritje në gjysmëfinale 3 milionë euro të tjerë. Humbësi në finale do të kthehet më 20.5 milionë euro.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment