Fier, çel siparin festivali i 43-të i këngës për fëmijë

FIER- Në kuadër të gjallërimit të jetës kulturore për fëmijë, por edhe të prezantimit të talenteve artistike fëminore, ka nisur në qytetin e Fierit “Festivali i 43-të i Këngës për Fëmijë”.
Në këtë event artistik marrin pjesë jo vetëm fëmijët e qytetit të Fierit, por edhe nga zona rurale përreth.

“Është një eveniment me rëndësi të madhe në jetën artistike të qytetit, pasi marrin pjesë jo vetëm krijues të qytetit, por edhe të rrethinave”,-tha Drejtoresha e QKF dhe e këtij festivali, Majlinda Verria.


Sipas saj, festivali ka më shumë cilësi dhe arritje artistike duke filluar që nga tekstet, interpretimi dhe mënyra e organizimit.

"Dy netët e para do të interpretohen nga 12 këngë, ndërsa natën e tretë do të interpretohen të 24 këngët dhe do të ndahen çmimet. Natën finale do të interpretohen të 24 këngët me qëllim që të mos krijojmë asnjë iluzion dhe pakënaqësi te fëmijët. Është menduar që juria të vlerësojë 1 këngë me çmim të parë, 2 këngë me çmim të dytë dhe 3 këngë me çmim të tretë, ndërkohë që do të vlerësohen edhe 2 këngë me çmime inkurajuese",- përfundoi Drejtoresha e QKF dhe e këtij festivali, Majlinda Verria.
(www.balkanweb.com)


No comments:

Post a Comment