Ekspertët: Kriza greke do trondisë Europën. Po Shqipërinë?

Një gazetar i njohur austriak kishte marrë rrugën para disa ditësh për të pyetur kryeministrin shqiptar për krizën greke. Sigurisht ata kanë menduar se vala e tërmetit grek do prekë të parën Shqipërinë. Por këtu gjetën një kryeministër në ekstazë, që mendonte se kriza greke do i bëjë mirë Shqipërisë pasi do na rikthejë emigrantët?! Nuk është çudi që një ekspert i njohur i Ballkanit, Tim Judah, e përmendi para dy ditësh se kriza greke do e dëmtojë rëndë vendin tonë. Ndërkohë sot mediat më të mëdha në Europë thonë se tashmë nuk është çështje nëse, por kur kriza greke do shkaktojë tërmet në gjithë Europën e madje në botë, duke pasur të njëjtin efekt si rrëzimi i bankave në Amerikë. Në sfond shfaqet një krizë tjetër e rëndë dhe Shqipëria është në syrin e ciklonit. Pavarësisht se çfarë thotë kryeministri ynë se shumë emigrantë po kthehen dhe po investojnë, e vërteta është se shumë prej tyre kanë hapur biznese të vogla si restorante, fast- fond-e, dyqane, por kanë falimentuar shumë shpejt dhe të gjithë ata që kanë ndopak informacion e dinë se biznesi i vogël këtu është i asfiksuar. Problemi është që të mos kalojmë në ekstrem e të pretendojmë se jemi vendi i vetëm në botë. Të shkojmë të paktën tek modestia e gjermanëve që thonë se kjo krizë do turbullojë ujërat dhe atje. Nëse besojmë se kriza do na bëjë mirë, atëherë kjo nuk është gjë tjetër veçse çmenduri.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment